Keni me u befasue, ky asht shteti qe sivjet investon ma së shumti n’ushtri

Të dhanat nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve në Stokholm tregojnë nji rritje prej 1% të shpenzimeve globale që shtetet shpenzojnë në ushtri, kundrejt vitit të kaluem.

Cilat vende kanë rrit shpenzimet ushtarake?

Raporti në fjalë tregon se shumica e rajoneve të botës kanë ungjë shpenzimet e tyne ushtarake për shembull, në Afrikë ka pasë ramje të madhe në ma shumë se 5%.

Amerika e Veriut, Amerika Latine dhe Karaibet kanë reduktue shpenzimet me rreth 2%, shkruen lajmi.net.
Shpenzimet në Europën Perëndimore dhe Qendrore ishin ma poshtë së 0.2% dhe tash ka ra 8.5% që nga viti 2006.
Por shpenzimet në rajonin e Europës Lindore (që përfshinë Rusinë) u rritën në 7.5% – rritja ma e madhe të çdo rajon.

Në Azi dhe Oqeani janë rritë shpenzimet në ma pak se 5%.

Megjithatë, autori i raportit, Sam Perlo-Freeman, vë në dukje se sulmet e njimbasnjishme terroriste në Europë, mund të bajnë që të ketë “rritje të vogla” në buxhetet ushtarake të Europës Perëndimore në vitin 2016.

 

armetletra
Shtetet e Bashkueme, pamvarësisht nji ramje në vitin 2015, asht ende shpenzuesi ma i madh botnor në ushtri, me nji shpenzim prej gati prej 600 miliardë dollarë në 2015.

Pastaj shpenzuesi tjetër ma i madh asht, Kina, e cila kaloi nji rreth prej 215 milionë dollarë amerikan për ushtrinë.

Ndërsa, si shpenzuesi ma i madh ushtarak i këtij viti asht, Arabia Saudite e cila kryeson listën me 13.7%.
Për krahasim, SHBA shpenzon vetëm 3.3% në ushtri, dhe Kina më nji vlerësim prej 1.9%.