Keni me u befasue çka ka zbulue policia në Ferizaj!

Njisiti i hetimeve mbas nji pune operativo-hetimore me urdhnesë të lëshueme nga gjykata e Ferizajt, ka bastis shtëpinë e të dyshuemit, nën dyshimin se i njajti ka krye veprën e fallsifikimit të parasë.

Gjatë bastisjes janë gjetë dhe konfiskuar monedha 32×20 €, 5×10 € dhe 1×5 €, nji llaptop me ngjyrë, mjete të nevojshme për premje, skalper, brisk, gershërë, izolator, letër foli, nji vulë për vendosjen e datës, nji shirit foli, nji maskë plastike.

I dyshuemi asht arrestue dhe gjatë intervistimit ka pranue se në bashkëpunim me nji të dyshuem tjetër, i cili gjendet në arrati, ka vënë në qarkullim paratë të cilat i ka prodhue vetë dhe se ka mashtrue 6 viktima (5 mashkuj dhe nji femën) për të cilët janë iniciue raste.

Po ashtu i dyshuemi ka deklarue se ka vënë në qarkullim paratë e fallsifikueme edhe në shumë qytete të Kosovës dhe jashtë vendit si në Shqipni dhe Serbi.

Me urdhën të prokurorit i dyshuemi asht dërgue në mbajtje.