Keni me u befasue çka po kerkon ky deputet i PDK’s!

Deri dje e kemi ndigjue nga disa parti opozitare të Kosovës, por tashma asht edhe nji deputet nga radhët e PDK’s në pushtet, që ka thanë se Kosova duhet me shfrytëzue të drejtën kushtetuese për me miratue ligjin, e më pas me organizue referendum për bashkim me Shqipninë.

Bahet fjalë për Nait Hasanin, i cili ka shtue se, para shumë kohësh ka kërkue nga partia e tij në qeveri, me punue për miratimin e nji ligji, që do t’u jepte qytetarëve të drejtën për me vendos vet për bashkim me Shqipninë, transmeton Tch.

Ndërkohë, lidhun me çashtjen e demarkacionit, deputeti i PDK’s ka thanë se ai nuk ka heq dorë nga qëndrimi tij kundër këtij versioni, ndërsa ka shtue se meritat që demarkacioni nuk ka kalue i kanë deputetët e shumicës, e jo opozita.

Hasani asht shpreh i bindun se kryeministri Isa Mustafa asht zmbraps nga vendimet e tij për me dërgue demarkacionin për miratim në Kuvend, mbasi – si tha ai, – e ka kuptue që në këtë proces ka gabime të mëdha.

Hasani asht shpreh gjithashtu i bindun se, si kryeministri, por edhe partitë e tjera kanë me u pajtue që me fillue nji proces i ri i rishikimit të demarkacionit, gja që ka me  ndikue edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Edhe BE do të hiqte dorë nga kërkesa me u votue vija kufitare Kosovë-Mali i Zi”, ka përmbyll deklaratën ai.