Keni me u befasue çka thotë AKI për dy gazetarët rusë!

Inteligjenca e Kosovës ishte në dijeni për prezencën e dy gazetarëve nga Rusia, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, të cilët para disa ditësh janë dëbue nga Kosova me arsyetimin se të njajtit ishin futë ilegalisht në territorin e Republikës.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), në nji përgjigje për “Indeksonline”, shpjegon se dy gazetarët e “Noboctnoi Front”, të cilët janë arrestue nga organet e sigurisë në Hoçë të Madhe afër Rahovecit, derisa ishin të shoqnuem edhe nga ish kryetari i komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajllovic, kishin tejkalue detyrat e tyne zyrtare.

“AKI ka njohuni për prezencën e shtetasve të huej që veprojnë në Republikën e Kosovës, qoftë në mision zyrtar apo jozyrtar, miqësor apo në të kundërtën. Të dhanat tona flasin se, shtetasit e apostrofuem kanë tejkalue detyrën e tyne profesionale”, thuhet në përgjigjen e tyne.

Institucioni të cilin e drejton, Agron Selimi thotë se kanë obligim që çdo herë me shfaq interes për krejt shtetasit e huej, të cilët munden me ushtrue veprimtari kercënuese të çfarëdo forme ndaj integritetit territorial, rendit kushtetues dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë të veprimtarisë së spiunazhit.

“AKI ka shtue vigjilencën konform zhvillimeve globale në raport me spiunazhin dhe veçmas në raport me qytetarët e vendeve që nuk kanë qasje miqësore ndaj vendit tonë”, përgjigjet AKI.

E për lirimin e Sazonovas dhe Belousit janë angazhue edhe përfaqësues të ambasadës ruse në Serbi.

Derisa mesohet se dy gazetarët nuk ishin të pajisun me viza kështu edhe kanë injorue shtetin e Kosovës.

Policia e Kosovës arrestimin e tyne e kanë arrestue se të njajtit kanë kalue ilegalisht kufinin.