Keni me u befasue çka thotë Erdogan për Hillary Clinton’in!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lanë të kuptohet sot se Turqia ka me i vonue ekstradimet e kriminelëve në Shtetet e Bashkueme, për aq gjatë sa kleriku mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, nuk ekstradohet në Turqi.

Ankara e fajëson Gulenin për puçin e deshtuem ushtarak më 15 Korrik.

Për ma tepër, Erdogan i asht vërsul edhe kandidates demokrate për presidente të SHBA’ve, Hillary Clinton, tue e quejt fillestare në politikë, sepse ajo kishte sugjerue se do të konsideronte armatimin e milicisë kurde në Siri, të cilën Turqia e konsideron grup terrorist.

Turqia asht e inatosun me, si thotë ajo, ngurrimin e SHBA’ve për me ekstradue Gulenin.

N’anën tjetër, Gulen mohon çfarëdo perfshimje në puç.