Keni me u befasue çka thotë Mimoza për partinë e re!

Mimoza Kusari – Lila, tash për tash kryetare e Komunës së Gjakovës, në nji deklarim për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, nuk e ka konfirmue se a do të rikandidojë edhe për nji mandat të ri në krye të Gjakovës.

Kusari – Lila ka thanë se shumë shpejt ka me u prezentue Partia e re, në të cilën Kusari – Lila asht bashkëthemeluese me deputetin tashma të pamvarun, Ilir Deda.

“Asht e pakontestueshme që Mimoza do të jetë çdo herë e fokusueme për Gjakovën. A do të thotë kjo që do të ndodhë edhe nji rikandidim apo vetëm fokusi nga zgjedhjet e përgjithshme, mbetet të shihet. Pra, nuk mund të bajë nji konfirmim për rikandidim tash”, tha Kusari-Lila për Radio Dukagjinin.

E pyetun se a qëndron mbrapa deklarimeve për finalizim të Partisë së re mbrenda muejit Tetor, Kusari-Lila nuk ka dhanë nji përgjigje të drejtpërdrejt tue e ndërlidh ‘Maratonën e Malsisë’, që po zhvillohet sot, me përgaditjet që po bahen për Partinë e re.

“Partia e re ka me u prezentue shumë shpejt. Edhe përgaditjet për Partinë e re janë maratonike”, tha Mimoza Kusari –Lila.