Keni me u befasue kend e len fajtor Demolli për Ushtrinë!

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thanë se kjo forcë asht e gatshme për me u shndërrue n’ushtri dhe ka krye krejt proceset që i takojnë perfshi draftligjin i cili asht dërgue Qeverisë si dhe përgaditjet tjera ushtarake.

Simbas Demollit, ky ligji mbetet peng i procesit politik, derisa përmendi qendrimin e Listës Serbe për mosgatishmëninë për me votue rreth transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca t’Armatosuna të Kosovës.
Këtë deklaratë ai e bani gjatë vizitës që i bani kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë ku edhe po shenohet “Dita e Forcës”.