Keni me u befasue ku u dergue tash Azem Syla!

Ish-deputeti i PDK’s, Azem Syla, asht dërgue mbramë në burgun e sigurisë së naltë në Dyz bajnë të ditun burime të zeri.info.

Syla që disa ditë ishte i shtrimë në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendos që atij me ja kthye masën e paraburgimit prej dy muejsh.

Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasë nji përpjekje nga ana e Azem Sylës për me ndikue në deshmitarin e dytë të mbrojtun në rastin e njohun si “Toka”.

Ndërsa, nesër dhe mbasnesër kanë me mbajt edhe seancat e fundit të hetuesisë së veçantë ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve ku pritet që të merret në pyetje edhe deshmitari i dytë i mbrojtun i këtij rasti.

Azem Syla po dyshohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se ishte udhëheqësi i nji grupi kriminal që asht marrë me shitjen e pronave shoqnore në periferi të Prishtinës.