Keni me u befasue kujna i tha Pacolli – mos rrej!

pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shpreh mllefin e tij në lidhje me të ardhunat vjetore të banorëve në Kosovë, gjatë debatit të radhës me qytetarë në Mitrovicë.

“Më vjen inati shumë që Kosova ka 3400 euro të ardhuna vjetore për kokë banori. Më së paku në rajon” ka thanë Pacolli.

Ndër të tjera ai ka përgënjeshtrue Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në lidhje me investimet tue vlerësue që Kosova asht e kapun në kthetrat e njerëzve të padijshëm.

“I kam thanë Ministres së Tregtisë dhe Industrisë që mos rrej se nuk janë 400 milion investime, ndërsa ajo me ka thanë shuj se s’di ti” ka deklarue kreu i AKR’s.