Keni me u befasue kush ka me u ba Sekretar shteti nese fiton Clinton!

Fitorja e Hillary Clinton në garën për president të SHBA’ve po parashihet të jetë ma e afërt se sa ajo e kundërkandidatit, Donald Trump.

Madje, Clinton thuhet se po beson fuqishëm në fitore sa që ka nisë me mendue që tash me ndërtue kabinetin e saj.

Sekretar i shtetit pritet me qenë zavëndëspresidenti aktual amerikan, Joseph Biden.

Clinton e sheh Bidenin si njeriun ma të duhun për këtë pozicion dhe në Amerikë asht llogaritë si miku ma i afërt në proceset politike në vitet e fundit.

Biden dhe Clinton kishin humb në garë nga Barack Obama në zgjedhjet e vitit 2008 por që presidenti aktual amerikan kishte vendos me marrë në administratën e tij Joseph Bidenin tue e emnue si zavëndës-president.

Biden llogaritet si mik i madh i shqiptarëve gja të cilën e konfirmoi me vizitën e fundit të bame në mes të muejit Gusht të këtij viti.