Keni me u befasue me paralajmërimin e Djuric

Drejtori i të ashtuquejtunës, Zyrë për Kosovën, Marko Djuric tha se pret që deri në fund të javës të caktohen datat për fillimin e punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatës së Naltë të Apelit për komunitetet me shumicë serbe në Kosovë, si dhe të fillojë zbatimi i marrëveshjes për telekomunikacionit.

Djuric ju tha gazetarëve se gjatë dy ditëve në Bruksel janë zhvillue “biseda të thella teknike”, tue shtue se ka me u mundue me sigurue se deri në fund të javës Telekomi i Serbisë me pasë shtrimje në Kosovë, si në aspektin e transferimit të aseve, por edhe në drejtimin e krijimit të sinjali në tana zonat të cilat janë ra dakord.

Në të njajtën kohë, tha ai, delegacioni i Serbisë dhe i Kosovës kanë me folë për gjyqësorin, si dhe krijimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Këshillin e Gjykatës së Apelit, e cila ka me i mbulue 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Presim që deri në fund të kësaj jave ka me u finalizue marrëveshja dhe kanë me u përzgjedhë datat për fillimin e Gjykatës Themelore në Mitrovice, si dhe Gjykatës së Naltë të Apelit”, tha drejtori i të ashtuquejtunës Zyra për Kosovë.