Keni me u befasue prej kujt po ikin serbët e arrestuem n’Mal të Zi

Gjashtë serbët e Zubin Potokut të arrestuem nji ditë para mbatjejs së zgjedhjeve në Mal të Zi, të Shtunen para mesnate, janë lirue, por asnjani prej tyne nuk asht kthy në Zubin Potok.

Ata kanë shkue në Beograd, siç thonë, edhe nga tuta se forcat speciale të Policisë së Kosovës, ROSU do t’u trokasin në derë, shkruen Zeri.

Njani nga 6 serbët e Zubin Potokut të arrestuem nji natë para zgjedhjeve në Mal të Zi, në Podgoricë, të cilët pastaj janë lirue, Vlladimir Bozhovic (21), në nji rrëfim për mediat në Beograd,  të cilin e përcjellin mediat në veri të Mitrovicës ka thanë se për shkak të shkrimeve në mediat shqiptare dhe për shkak të arsyetimit të arrestimit të tyne frigësohet se forcat speciale të ROSU  të Policisë së Kosovës kanë me ju shkue në derë.