Keni me u befasue pse Shukri Buja s’e don kryeministër Isa Mustafën!

Që nga mueji Prill i këtij viti asht edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Bahet fjalë për deputetin e PDK’s Shukri Buja, i cili në Prill të këtij viti u ba pjesë e institucionit ligjvanës mbas dorëheqjes së Azem Sylës.

Buja, si nji prej deputetëve që nuk e ka problem me thanë haptas atë çfarë mendon, tregon antipatinë që ka ndaj kryeministrit aktual, Isa Mustafa.

Thotë se prezenca e kreut të LDK’s i ngre tensione, vetëm për arsye të kaluemes së tij, jo për diç tjetër.

Buja, pranon se koalicioni PDK-LDK asht në teh të shpatës, derisa paralajmëron se së shpejti mund të ketë zgjedhje të parakohshme në vend.

 N’intervistën e dhanë për tesheshi.com deputeti i PDK’s kallxon se si e sheh edhe koalicionin e ardhshëm qeverisës mbas zgjedhjeve të reja, flet po ashtu edhe për shumë çashtje të tjera, si për Gjykatën Speciale, rastin “Toka”, ku Azem Syla dyshohet si kreu i nji grupi kriminal, si dhe nëse ka me kandidue apo jo për kryetar të Lipjanit.
isamustafaa