Keni me u befasue pse u arrestue ky deputet i Parlamentit Europian!

Anëtari i Parlamentit Europian dhe zavendëspresidenti i partisë Lëvizja Demokratike Franceze, Robert Rochefort, asht marrë në paraburgim mbasi akuzohet se ka masturbue në publik para dy vajzave të mituna, shkruen Sputnik News.

Incidenti raportohet të ketë ndodh të Merkurën në nji dyqan në qytetin e Velizy-Villacoublay.

Mediat franceze raportojnë se 60 vjeçari asht kap nga nji roje sigurimi i cili e pa politikanin tue u vetëkënaq me pantallonat e lëshueme nën gjujë tue qëndrue përballë dy tinejxherëve.

Roja thirri menjiherë policinë dhe Rochefort u arrestue.

Simbas kanalit francez RTL, Rochefort ka pranue akuzat në fillim tue u thanë policëve se “më duhej të masturboja” sepse, si ka thanë ai “ndjehesha nën presion”, njofton Klan Kosova.

Ndërsa ma vonë, ai mohoi akuzat në nji intervistë për BFM TV, tue thanë se vetëm ka pranue se asht arrestue nga policia.

“Kjo asht çmenduri dhe shumë serioze madje nëse asht e vërtetë”, ka thanë për Politico, Francois Bayrou, shefi i partisë së Robert Rochefort.

“Kjo tregon se disa njerëz me të vërtetë nuk mund t’i njohësh kurrë”.

Bayrou ka kërkue nga Rochefort me dhanë dorëheqje nga krejt detyrat në parti.