Keni me u befasue pse u denue me burgim të përjetshëm ky turk në Belgjikë!

Nji 44-vjeçar turk asht denue me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Antverpenit në Belgjikë, për vrasjen e dy shqiptarëve.
Krimi i randë ka ndodh me 30 Prill të vitit 2011 dhe asht cilësue si vrasje për motive raciste.

Murat Baran, shtetas turk i cili jetonte në Belgjikë, i ka ndalue dy shqiptarët që të hyjnë në lokalin e tij.

Kur i ka pa tuj hy në lokal nji ditë ma vonë, turku ka qellue me armë ndaj Agron Berishës 41 vjet dhe Elis Mustafës 28 vjet.

Nji tërbim i shtetasit turk u konsiderue në atë kohë ngjarje e randë, mbasi Murat Baran nisi me ndjekë edhe persona të tjerë të rastësishëm në rrugë tue qëllue me armë.

Nga të shtënat mbetën të plagosun edhe disa kalimtarë.

Por revolta e tij për motive racore nuk mori fund me kaq.

Mbasi u kthy në lokal, Baran qelloi me nji plumb në kokë nji nga shqiptarët, i cili kishte mbet i plagosun nga të shtënat që ai leshoi në fillim.