Keni me u befasue pse Veseli e lidh ‘kiametin’ me zgjedhje në Kosovë!

kadriveseli

Pamvarësisht se ditë ma parë kryetari i Kuvendit njiherësh edhe kryetar i PDK’s, Kadri Veseli, ka deklarue se Kosova mundet me  shku në zgjedhje të parakohshme, me kushtin që për nji gja të tillë të ketë nji marrëveshje politike mes partive kryesore parlamentare, sot mbas mbledhjes së kryesisë tha se koalicioni qeverisës asht stabil dhe mundet me qëndrue deri më 2018.

Simbas tij, qëndrimi i opozitës për demarkacionin asht gabim dhe se pozita ka me qëndrue në pushtet edhe 50 vjet me këto sjellje të opozitës.

Veseli theksoi se nuk do të bahet “kiameti” edhe po të shkon vendi në zgjedhje, por kjo simbas tij, do të duhej me ndodhë me marrëveshje politike.

“Sa i përket koalicionit, koalicioni asht stabil, koalicioni mundet me qëndrue shumë mirë dhe në mënyrë korrekte deri në vitin 2018, kemi komunikim jashtëzakonisht parimor me partnerin e koalicionit. Ajo që jemi tue u mundue asht me ‘shtensionue’ situatën në mënyrë që të lëvizim përpara. Jo me çdo kusht të qendrojmë deri më 2018 për me qendrue në pushtet. Këtu ka qenë edhe theksi i deklaratës sime, nuk bahet kiameti me shkue edhe në zgjedhje por me marrëveshje politike, me konsensus të përbashkët… të njajtat raporte korrekte që i kemi me LDK, po mundohem t’i barti pamvarësisht qendrimeve politike edhe me kolegë të opozitës”, tha Veseli.