Keni me u befasue qysh ka me u quejt partia e Ben Blushit!

 

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi shpallin nesër publikisht krijimin e projektit të tyne politik.

Ai ka me u titullue zyrtarisht si “Lista e Barabartë” dhe që ka me u thirrë me emnin LIBRA.

Lajmin e ka ba të ditun dje vetë deputeti Ben Blushi, i cili nepërmjet nji postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook bante të ditun se ky projekt politik ka me startue të Martën në nji aktivitet që do të mbahet n’orën 18:00 në ambientet e Akademisë së Arteve.

“Projekti ynë fillon në 1 nëntor. Ora 18:00, Akademia e Arteve, Tiranë. Të gjithë njerëzit e lirë janë të ftuar!”, -bani të ditun deputeti Ben Blushi në njoftimin e vet.

Edhe deputetja Mimoza Hafizi në nji letër që u ka nisë mbështetësve të saj, ban të ditun faktin se ky projekt ka me nisë të vihet në jetë nga dita e nesërme dhe ai ka me u quejt LIBRA dhe se do të jetë nji platformë e njerëzve të lirë dhe të zakonshëm të cilët bashkohen në bindjen se Shqipnia mund të bahet.

“Të dashur miq! Pas shumë muajsh takimesh dhe konsultash në të gjithë Shqipërinë, kemi vendosur të krijojmë Listën e barabartë. Lista e Barabartë që do të njihet me akronimin LIBRA, do të jetë një organizatë politike e cila kërkon të mbrojë interesin publik duke garantuar më shumë barazi, drejtësi, mirëqenie, edukim dhe konkurrencë të lirë. LIBRA do të jetë platforma e njerëzve të lirë dhe të zakonshëm, të cilët bashkohen me njëri-tjetrin me bindjen se Shqipëria mund dhe duhet të jetë një vend i jetueshëm dhe i denjë evropian. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në shpalljen e LIBRA-s ditën e martë 1 nëntor 2016, në Akademinë e Arteve në Tiranë”, -shkruen Hafizi në letrën e saj.