Keni me u befasue sa asht zvogëlue pasunia e Trump!

Revista amerikane e biznisit Forbes tha se pasunia e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, asht zvogëlue.

Forbes vlerësoi se pasunia e tij ka ra për 800 milionë dollarë qysh në vitin 2015.

Simbas revistës, manjati i patundshmënisë aktualisht ka pasuni në vlerë neto prej 3.7 miliardë dollarësh.

Forbes, e cila ka vlerësue pasuninë e Trumpit për ma shumë se tri dekada, tha se rania ka kryesisht të bajë me “zbutjen” e tregut të pronës në New York.