Keni me u befasue sa e-maile të Clinton’it zbuloi FBI

Hillary Clinton asht Sekretarja e parë e shtetit e cila ekskluzivisht perdori llogari të mesazheve private për punë zyrtare, shkruen The Independent.

Ajo asht gjithashtu Sekretarja e parë e shtetit që ka pasë nji server privat të e-mailave në shtëpinë e saj.

Kur i ishte kërkue nga Departamenti i Shtetit me i kthye e-mailat, Clinton kishte nji ekip avokatësh për me i nda ata që ishin plotësisht personal nga ata që preknin në disa aspekte jetën e saj profesionale.

Mesazhet personale ishin fshi nga serveri. Ndërsa ata profesionalë u janë kthye Departamentit të Shtetit.

Kështu që FBI gjeti rreth 15 mijë dokumente dhe mesazhe të dërgueme dhe të pranueme nga Clinton që nuk ishin pjesë e 30 mijë mesazheve që kishte dorëzue.

Nuk asht e qartë, nëse ndonji apo të gjithë janë të ndërlidhun me punë.

Asht e mundun që 15 mijë mesazhe ishin nda nga 30 mijë që ishin gjithsej kur ishin fshi nga ekipi i Clinton’it.