Keni me u befasue sa kerre me targa prej letre janë në qarkullim!

Rreth 13 mijë automjete në Kosovë janë tue qarkullue me targa prej letre.

Para pak kohësh Zyra e Prokurimit e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme ka zgjedh kompaninë fituese për “Furnizim me tabela”.

Por kompanitë e pakënaquna janë ankue në OSHP, e ku kjo e fundit ende nuk ka marrë ndonji vendim për këtë çashtje, shkruen gazeta Zëri.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ende nuk ka dhanë vendimin përfundimtar nëse ka pasë apo jo shkelje në tenderin për “Furnizim me tabela të automjeteve”, të shpallun nga Ministria e Punëve të Mbrendshme e Kosovës (MPB).

Zyrtarë të MPB’s kanë thanë se janë tue e prit raportin përfundimtar nga OSHP, ku në bazë të këtij vendimi ato kanë me vazhdue me hapa të matutjeshëm.