Keni me u befasue sa kilogramë marihuanë konfiskoi policia e sa veta arrestoi! (Video)

SONY DSC

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 Tetor 2016, mbas hetimeve disa mujore ka realizue nji operacion policor, i cili ka rezultue me arrestimin e tre personave të dyshuem për veprën penale ‘blemje, posedim, shitje ose shpërndamja e  paautorizueme e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’.

Operacioni policor asht realizue në komunën e Deçanit, konkretisht në fshatin Rastavicë, ku mbas kontrollit të ushtrueme nga njisitet relevante policore asht gjetë sasi e konsiderueshme e narkotikëve e llojit marihuanë .

 

Personat e arrestuem në këtë rast janë:

·         U. K.  lindur me 1971   M/SH/K

·         E. K.   lindur me 1997   M/SH/K

·         E. A.   lindur me 1997   M/SH/K

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokacionin e cekur në një hapësirë fushore si dhe në veturën e njërit nga të dyshuarit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 83 kg e 550 gr. substancë narkotike e llojit marihuanë.

 Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar ;

·         Tri vetura të markave të ndryshme (një me targa të Shqipërisë dhe dy me targa të RKS-së), si dhe

·         Pesë telefona celular.

            Vlen të potencohet si ky operacion policor është mbështetur edhe nga njësitet tjera relevante policore të njësiteve të reagimit të shpejtë, njësiteve patrulluese dhe forenzikes nga rajoni i Pejës.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.

 

SONY DSC

 

SONY DSC