Keni me u befasue sa miliarda kredi ka marrë Arabia Saudite

Arabia Saudite ka marrë nji kredi me vlerë rekord prej 17,5 miliardë dollarësh, kredia e parë në tregun ndërkombëtar, njoftoi banka HSBC, që ban pjesë në ndërmarrjet që drejtojnë operacionin.

Eksportuesi i parë i naftës, Arabia Saudite ka pësue nji goditje si pasojë e uljes së çmimit të naftës.

Me nji parashikim të deficitit buxhetor prej 87 miliardë dollarësh këtë vit, vendi ka ndërmarrë nji plan për diversifikimin e ekonomisë dhe reformave për me dalë nga veshtirësitë financiare nepërmjet kësaj kredie nderkombëtare dhe masave shtrënguese.

“Ky projekt prej 17,5 miliardë eurosh shenon rikthimin e mbretnisë së Arabisë Saudite në tregjet e kapitaleve, mbasi bahet fjalë për kredi që ju jepen investitorëve nga disa ndërmarrje bankare, të dhana asnjiherë ma parë nga nji vend”, theksoi Jean-Marc Mercier, bashkëdrejtor i sektorit të tregjeve të kapitaleve të kredive në HSBC.

Simbas Mercier, interesi i investitorëve për këtë kredi ka qenë vërtet global dhe nuk asht përqendrue vetëm në SHBA.