Keni me u befasue sa njohje paralajmëroi Enver Hoxhaj!

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në nji konferencë për shtyp mbas kthimit nga New Yorku ka thanë se ka  zhvillue 76 takime gjatë pjesëmarrjes në AP të OKB’s.

Tue folë për agjendën e lobimit, Hoxhaj ka paralajmërue edhe tri njohje të reja deri në fund të vitit.

Po ashtu simbas tij, nënshkrimi i marrëdhanieve diplomatike me shtetet që e kanë njoft Kosovën asht rritë dhe se pritet në dy muejt e ardhshëm me pasë nënshkrime të reja.