Keni me u befasue se çka asht gati me ba Trump me Putinin!

Presidenti i zgjedhun amerikan, Donald Trump, e ka shpreh deshirën për bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në nji të ardhme të afërt, ka thanë Trump gjatë nji interviste të publikueme sot në të përditshmen, Wall Street Journal.

Trump tha se e ka marrë nji letër të “shkëlqyeshme” nga Putini, tue ju referue telegramit të urimit, që lideri rus i ka dërgue më 9 Nandor, tue shpreh deshirën për me punue në “kthimin e raporteve ruso-amerikane në rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit”.

Nga ana tjetër, Dmitry Peskov, zadhanës i zotit Putin, i ka thanë mbramë rrjetit televiziv amerikan, CNN, se Putin dhe Trump janë “shumë pragmatik”.

“Njiherësh, ata të dy kanë shpreh gatishmëni për me zhvillue raporte të mira me vendet e tjera dhe kjo asht koincidencë shumë e mirë dhe shumë pozitive”, tha Peskov.