Keni me u befasue se çka tha para se me u denue hakeri kosovar!

“Ndjehem jashtëzakonisht keq për ata që kam ba”, ka thanë hakeri kosovar, Ardit Ferizi, që i siguroi të dhana ISIS për mbi 1000 punëtorëve të ushtrisë e qeverisë amerikane.

The Bulletin tue citue Associated Press ka shkrue nji artikull tue përshkrue situatën mbrenda sallës së gjyqit ku Ferizi mori denimin prej 20 vjetëve burgim në Aleksandri të Virginias në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Prokurori kishte kërku denim maksimal prej 25 vjetëve për hakerin, por Elizabeth Mullin, avokatja e caktueme nga shteti amerikan për Ferizin, tha se ai nuk duhet të denohem ma shumë se gjashtë vjet, sepse gabimet e tij ishin të paqëllimshme.
“Ai ishte nji tinejxher pa qëllime të këqija dhe i drejtuem gabimisht i cili nuk e dinte se ç’po bante”, ka thanë ajo.

“Ai kurrë nuk ka qenë përkrahës i ideologjisë së ISIS-it”, tha avokatja.

Ferizi, që tash asht 20 vjet, asht njeriu i parë në SHBA që denohet njëkohësisht për terrorizëm dhe hakim.

Ai u arrestue vitin e kaluem në Malajzi, ku kishte shkue për studime, ndërsa ka pranue se kishte hakue emnat e mbi 1000 personave tue u marrë atyne të dhana për identitetin.