Video: Keni me u befasue se për çka SHBA po akuzon tash Rusinë!

Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkueme kanë kritikue ashpër Rusinë për veprimet e saj në Siri.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkueme asht mbledh të Diellën në nji mbledhje urgjente, mbasi fushata e bombardimeve në Alepo të Sirisë ka marrë hov të madh.

“Ajo çfarë po ban Rusia nuk asht anti-terrorizëm, asht barbarizëm”, tha ambasadorja e SHBA’ve në OKB, Samantha Power.

Regjimi sirian ka nisë javën e kalueme ofensivë të re në Aleppo, qytetin ku vazhdojnë me jetue rreth 275,000 njerëz.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se forcat siriane po bajnë përpjekje me largue terroristët nga Aleppo.

Ai nuk përmendi përfshimjen e forcave ruse në bombardimet ajrore.

Më 19 Shtator, armëpushimi njijavor në Siri, i ndërmjetësuem nga SHBA dhe Rusia, ka kolapsue.

Forcat qeveritare dhe ato rebele kanë akuzue njana-tjetrën për shkelje.