Keni me u befsue çfarë dimni ju pret sivjet!

Nji dimër ma i ftohtë dhe ma i lagësht se vjet pritet me ardhë n’Europë edhe në vendin tonë.

Këto janë parashikimet e “3BMeteo” për këtë dimën, që flasin për nji stinë dinamike me disa valë prej të ftohti.

Mesdheu ka me u ndikue në fakt nga masa ajrore me karakteristika të ndryshme.

Krahasue me vitin e kaluem, dimni 2016 – 2017 ka me qenë ma i ftohtë dhe ka me shenue ma shumë ditë me shi se masatarja e zakonshme.

Shira të dendun priten në krejt vendin.

Temperaturat në tanësi kanë me qenë nën mesataren në veri; në mesatare ose pak ma poshtë në qëndër të vendit dhe, pak mbi mesataren, në jug.

Ky skenar asht në përputhje me ditët e ftohta.

Sasia ma e madhe e borës pritet me ra në veri dhe juglindje.