Keni me u çuditë sa miliona euro po duen nga Trepça kreditorët serbë!

Pretendimet e regjistrueme nga Trepça lidhun me kompanitë serbe, bankat dhe klientët tjerë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) arrijnë vlerën e rreth 350 mijë eurove.
Në listën e kreditorëve të jashtëm të Trepçës gjenden “Mytilineos Holding S. A” nga Greqia, dy kompani nga Bullgaria: “Tera 90” dhe “Shindo”, si dhe nji kompani nga Franca: “SCMN”, shkruejnë mediat serbe, percjellë lajmi.net.

“Pretendimet e regjistrueme nga ana e kompanive serbe, bankave dhe klientëve tjerë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit arrijnë në rreth 350.000.00 euro”, thonë në “Trepçë”.

“Shumë kreditorë nga periudha të ndryshme kanë aktvendime të marra nga gjykatat në Republikën e Serbisë, por për shkak të rrethanave të njohuna nuk janë implementue, nga ana tjetër ekziston akti i moratoriumit për borxhet e Trepçës që asht marrë gjatë kohës së administrimit të UNMIK’ut”, thonë në këtë ndërmarrje.

Simbas kësaj agjencie, kreditorët ma të mëdhaj të Trepçës janë: “Elektroprivreda Srbije”, “Jugobanka A.D. Beograd”, “Jugobanka A.D. Mitrovicë”, “Banka Popullore e Serbisë”, “Hekurudhat e Serbisë”, “Beobanka A.D. Beograd”, “Industria serbe e Naftës” dhe “DDOR Novi Sad”.

Ligji për Trepçën ka hy në fuqi para disa ditësh, tue e kthye Trepçën në shoqni aksionare, në të cilën 80 për qind të aksioneve i mban shteti i Kosovës, kurse 20 për qind në pronësi private.

Shoqnia aksionare, simbas ligjit, nuk merr obligime të Trepçës e as nuk garanton për to.