Keni me u shokue sa gazetarë tash ka arrestue Turqia!

Autoritetet turke kanë urdhnue arrestimin formal, në pritje të gjykimit, për 9 redaktorë dhe gazetarë të gazetës opozitare sekulare ‘Cumhuriyet’, nji ditë mbasi udhëheqësit e partisë kryesore pro-Kurde gjithashtu u arrestuen.

Në mesin e nandë personave janë edhe emnat ma të njohun të gazetarisë në Turqi.

Ata akuzohen për lidhjet me PKK, nji grup militant kurd dhe me predikuesin që jeton në SHBA, Fetullah Gylen,  i cili akuzohet për grusht-shtetin e deshtuem më 15 Korrik.

Nji numër prej gjithsejt 13 anëtarëve të stafit, perfshi kryeredaktorin Murat Sabuncu, dhe karikaturistin Musa Kart, u ndaluen për me u marrë në pyetje më 31 Tetor.

Kolumnistët Hikmet Cetinkaya dhe Aydin Engin, u liruen nën kontroll gjyqësor për shkak të moshës dhe shkaqeve shëndetësore dhe dy të dyashuem të tjerë u liruen pa ndonji akuzë.

Nandë anëtarë të redaksisë do të mbahen në burg deri në gjykim, për të cilin nuk asht caktue nji datë.

Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shpreh shqetësimet e tyne me arrestimet e fundit.