Keni m’u befasue për të satën herë Putini po e viziton Krime’n

putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nis nji vizitë pune në qytetin Sevastopol në Krime, pjesë të cilën e ka aneksue Moska, ma shumë se 3 vjet më parë.

Putin pritet me vizitue nji muze, ekspozita me artefakte rreth historisë së Krimesë dhe nji kompeks memorial, të personave që e kanë mbrojt Sevastopolin, gjatë Luftës së Dytë Botnore.

Kjo asht vizita e tij e 9 në Krime, prej periudhës kur Moska e ka aneksue paligjshëm këtë pjesë, në Mars të vitit 2014, hap i cili u ndëshkue me sanksione amerikane dhe ato të Bashkimit Europian.

Kombet e Bashkueme me anë të nji rezolute, kanë përcaktue se aneksimi asht i paligjshëm, tue i ba thirrje komunitetit ndërkombëtar, “të mos e njoh ndonji status” të këtij gadishulli.

Ukraina ka protestue ma herët ndaj vizitave të Putinit në Krime, tue i cilësue si “shkelje të madhe të pamvarësisë dhe integritetit territorial”./REL