Keni m’u befasue sa pare kanë marrë deputetët ende pa fillue punën! (foto)

Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi, ka shkrue në llogarinë e tij në Facebook se deputetët e Kosovës, përkundër se ende s’kanë arritë me përmbyllë seancën konstitutive tashma kanë marrë shuma të majme parash, si rroga e mëditje.

“Deputetët vetëm se i kanë marr afër 170 mijë euro paga, ende pa filluar punën”, shkruen Demi, që këtë shumë të madhe parash e krahason me buxhetin e nji komune në Kosovë.

“Për krahasim, buxheti vjetor për investime kapitale në Komunën e Kamenicës me 30 mijë banorë asht 125 mijë euro”.