Keqardhje për mospjesëmarrjen e Vetëvendosjes në protestën e sotme

aaakramboo

Zyrtarët e AAK’së janë shprehun të rezervuem me thanë kritika për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka vendosun me i bojkotue protestat e Opozitës.

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Smajl Latifi ka thanë se i vjen keq që, VV s’ashtëpjesë e kundërshtimit të Qeverisë. Bile, ka thanë se keqardhja shtohet kur dihet se zyrtarët e Vetëvendosjes, vazhdimisht kanë mbajtun bajrakun e protestave kundër Qeverisë, ndërsa tash kanë vendosun me heshtë.

Lëvizja Vetëvendosje përfundimisht ka vendosun mos me qenë pjesë e protestave të AAK’së dhe NISMA’s, mbasi vendimi i tyne për protestë, ishte marrë pa u konsultue me “shefat e VV’së”.

Ky veprim i Vetëvendosjes po kqyret me keqardhje nga udhëheqësit e Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës.

Në Partinë e Ramush Haradinajt hezitojnë me thanë ndonji kritikë për veprimet e Vetëvendosjes, derisa konsiderojnë se të vetëm kanë me vazhdue kauzën për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuemjen në zgjedhje të reja.

“Na vjen keq që Vetëvendosje s’po i përkrahë protestat”, ka thanë Smajl Latifi, anëtar i Kryesisë së AAK’së.