Kërcënimet e Koresë së Veriut – Trump: Kanë m’u përballë me zjarr

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reague menjiherë mbas raportit të publikuem nga “Washington Post”, tue kërcënue se Korea e Veriut “ka me u përballe me zjarr dhe tërbim”, nëse guxon me i kërcënue Shtetet e Bashkueme.

Raporti i “Washington Post”, tue citue zyrtarë amerikanë të inteligjencës, njoftonte se Peniani ka prodhue tashma nji krye të vogël bërthamore, mjaftueshëm sa për m’u fute në raketat ballistike ndërkontinentale që zotnon vendi i izoluem komunist.

Kjo don me thanë se Korea e Veriut po zhvillon armë bërthamore të afta për me i godite Shtetet e Bashkueme, shumë ma shpejt nga sa pritej.

Trump ju tha reporterëve këtë të Martë se “Korea e Veriut ma mirë mos me vazhdue ma me kërcënimet ndaj SHBA’ve. Ajo ka me u përballe me zjarr dhe tërbim, sikurse bota nuk e ka pa kurrë ma parë”.