Kercënimet e sigurisë në fokus të takimit G-7

G7-takimiii

Kercënimet ndaj sigurisë globale janë ndër temat kryesore në diskutimet e Sekretarit të Shtetit John Kerry me ministrat e Grupit të Shtatëshes në takimin dy ditor në Hiroshimë të Japonisë.

Kerry mbërriti sot në Hiroshimë mbas nji vizite në Afganistan.

Ai asht i pari Sekretar amerikan i Shtetit që viziton Hiroshimën, e cila u shkatërru nga bomba atomike amerikane në fund të Luftës II Botnore.

Grupi i Shtatëshes përfshin Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë.

Disa vende europiane po përjetojnë sfida madhore sigurie mbas sulmeve terroriste të Parisit dhe Brukselit.

Përveç kercënimit terrorist, përfaqësuesit e Shtatëshes po diskutojnë edhe sigurinë e korridoreve detare në Detin e Kinës së Jugut si dhe krizën e refugjatëve n’Europë dhe Lindjen e Mesme.