Kërcënimi dhe video me seks, qe qysh ja zhvati deputeti Azem Syla pasuninë, milionerit F

Azem-Syla

“Kapitali familjar i F peshonte hiç ma pak se 1.2 milion euro. Por, ai sot nuk ka asgja, pos nji kafene qymez te Komuna e Prishtinës,” shkruen sot Politiko.net tue ju referue portalit “Insajder”

Shtëpi, lokal, toka, e pare kanë përfundue në pronësi të njerëzve të Azem Sylës i njohun si “Daja i madh”, djalit të axhës së tij, Hysni Syla, i njohub si “Daja i vogël” dhe në xhepat e vëllaut të Rrustem Mustafës, Bedriut.

Pos kërcënimeve me jetë, F’ja ka ra në grackën e nji vajze. Asht inçizue tue ba seks me të. Me këtë video, asht provue që me u detyrue me nënshkrue shitblemjen e njivtoke me çmimin e përcaktuem nga “Daja i vogël”, thotë ma tej Politiko.net.

Nuk reshtin kështu akuzat ndaj Azem Sylës, ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK’s, që ka qenë deputet në periudhën e katërt Legjislative (12.12.2010 – 07.05.2014) me Grupin parlamentar të PDK dhe që tashma ndodhet në burg.

Të dhana personale

I lindun më 05.04.1951 në Kishnarekë, Drenas

I martuem

Arsimimi: Doktor i shkencave politike USA- “Leibniz University”, New Mexico – Santa Fee. Doktoroi me 20 prill 2006

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake: Ministër i Mbrojtjes – Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Komandant i SHP të UÇK’s

Ish- i burgosun politik

Pedagog- gjimnazi “Luigj Gurakuqi”, Klinë

Gjuhë tjetër përveç amtares: Gjuhë boshnjake, gjuhë serbe dhe gjuhë gjermane

Adresa:Kishnarekë, Drenas