Kërcënimi i deputetit të Nismes: Nëse me 24 nuk zgjedhet Veseli, ky ka me qenë veprimi i Nismes

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thanë se nëse në vazhdimin e seancës konstituive më 24 Gusht nuk zgjedhet për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, atëherë, partneri i koalicionit PAN ka me zhbllokue Kuvendin.

Ky asht shkrimi i plotë i deputetit Zeka:

Nese me 24 nuk zgjedhet Kadri Veseli, NISMA do ta zhbllokoje Parlamentin

Ka nje kohe te gjate, qe VV dhe PDK-ja, po luajne guxhas me elektoratin e Kosoves. VV po luan me karten e patriotizmit, bash si Millosheviqi qysh luajke me hajvanatin serb. Hera e pare qe eshte pranu se ka faj kolektiv, eshte rasti i serbeve.

Ndersa PDK-ja, po e trajton elektoratin, bash sikur me kane lope te gjalla. Shtrenjte kane me pagu kete trajtim ne zgjedhjet lokale.

Po deshiroje te them nje gje: me 24 gusht do marre fund loja e VV-se, dhe loja e PDK se. Heret ashte me fole, po do shihet edhe loja jone, me, ose pas dates 24!

E pergezoje Adem Mikullovcin, i cili mori vendim ne te miren e Kosoves!