Kërcënimi i Lulzim Bashës: Nëse dështon bashkëpunimi politik, pason presioni popullor

Kreu i opozitës në Shqipni, Lulzim Basha deklaroi se ka me ju pri revoltave popullore, në rast se nuk gjen konsensus për nji qeveri teknike, që ka me i pregaditë zgjedhjet e ardhshme. Kreu i PD, thekson se, qeveria teknike asht e vetmja rrugë për me sigurue zgjedhje të lira.

“Unë kam ba nji ftesë para ma pak se nji jave për nji marrëveshje politike mes gjithë aktorëve politikë, pa përjashtue e paragjykue askend, që ky me qenë nji akt politik konsensual. Po kështu, jam i bindun që ka me i pri me PD’në dhe tanë opozitën e bashkueme, nji lëvizjeje popullore për me detyrue këtë Pozitë në numra, por të rame në legjitimitet, që me pranue qeverinë teknike, si i vetmi shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknike asht kushti i patejkalueshëm. Dy rrugë ka, meqë më pyetët, njanaa asht ajo e bashkëpunimit politik, tjetra asht e presionit popullor”, tha Basha.