Kërcënohet gjyqtari Agim Kuqi

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se sot mbas përfundimit të orarit të punës asht ndalue dhe kërcënue gjyqtari i Departamentit për Çashtje Penale Agim Kuqi.
Sipas nji komunikate për media nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Kuqi asht kërcënue nga i dyshuemi Y.D i cili asht i pandehur në nji rast penal ku Kuqi asht gjyqtar në këtë rast.
“Gjykata Themelore-Prishtinë dënon këtë akt të ulët tu e cilësue si sulm direkt mbi sistemin e drejtësisë. Ftojmë organet përgjegjëse që të marrin masat e duhuna dhe njiherit sigurojmë opinionin publik se ky rast nuk ka me ndikoue në punën e gjyqtarëve të kësaj Gjykate të cilët kanë me vazhdue me marrë vendime të drejta tu e respektue ligjin dhe tu i shërbye drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Gjyaktës Themelore të Prishtinës.