Kercenojnë për lirimin e Dugollit me publikimin e “bombave” për Kumanovën!

Shokëve, miqve, ish-bashkëluftarëve, por edhe përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë u ka ardh në majë të hundës nga lojnat e autoriteteve maqedonase me Gafurr Dugollin, prandaj kanë dergue nji ultimatum n’adresë të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

LajmPress meson se ata kanë kerkue prej përfaqësuesve të BDI’s që këtë porosi me ja transmetue edhe VMRO-DPMNE’s.

Nëse nuk lirohet sot Gafurr Dugolli, do të publikojmë incizime të bisedave të zyrtarëve të Maqedonisë lidhun me rastin e Kumanovës, kanë porosit ata.

Dje, ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u shpreh se Maqedonia ka me lirue Gafurr Dugollin, por deri tash nuk ka ndodh asgja.