Kërcënojnë serbët: Kena me i bllokue pikëkalimet nëse na refuzohen letërnjoftimet serbe

Mbas njoftimit të Prishtinës se kanë me e pamundësue lëvizjen napër vendkalimet administrative me letërnjoftime serbe, kanë reague kryetarët e komunave të Veriut të Kosovës, shkruen portali i Radio Kontakt Plus.
Simbas këtij mediumi, i cili operon në Veri të Mitrovicës, ata përmes nji komunikate për shtyp kanë paralajmërue se nëse kjo me të vërtetë ka me ndodhë, ata kanë me i bllokue dy pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë, dhe ma mbas përmes tyne nuk do t’mund me kalue askush dhe asgja.
“Ne jemi të gatshëm për me bllokue kalimin, për protestat paqësore dhe për me luftue mosbindjen ndaj qytetarëve deri në fitore, ndërsa Prishtina edhe nji herë le të mendohet mirë nëse me serbët e Veriut të Kosovës dëshiron me bisedue me gjuhën e dhunës apo që problemet me i zgidhë me dialog”, thuhet në deklaratën e kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.