Kercënojnë veteranët: Nëse s’na dalin pensionet pritni protestat!

Veteranët kanë kërcënue Qeverinë me protesta nëse nuk ju dalin pensionet.

Mirëpo, kanë thanë se do ta presin datën 24 Shtator për me pa nëse Qeveria e ka përmbush obligimin ligjor.

Ministri i Financave, Avullah Hoti ka tregue se mjetet për pensionet e veteranëve ende nuk janë sigurue.

Lista e veteranëve ishte keqpërdor mbasi aty kishin përfitue edhe persona që kurrë s’kishin qenë pjesë e UÇK’s.

Ministria e Financave nuk po arrinë me i sigurue mjetet për me i pague pensionet për krejt veteranët e Kosovës.

Kështu kishte thanë gjatë ditës së martës, ministri i Financave, Avdullah Hoti.
“Nuk janë sigurue mjetet për veteranët. Numri i tyne, dita ditës po shtohet.
Çashtja e pagesës për veteranët asht e lidhun me fondin monetar FMN.

Asht e randësishme që na me gjetë nji zgjidhje sa ma parë, por tash për tash nuk ka mjete, janë vetëm 25 milionë euro, pra nuk ka ma shumë”, pati thanë Hoti.

Por, mos-daljen e pensioneve po e kundërshtojnë ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje ata po thonë se nëse pensionet e veteranëve nuk dalin deri më datë 24, atëherë Qeveria rrezikon të përballet me rezistencë nga ana e veteranëve.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK’s Xhevdet Qeriqi ka thanë për Express se do të ketë protesta nëse preken pensionet e veteranëve.

“Protestë do të ketë nëse pensionet nuk dalin. Marrjen e tyne e kemi të garantueme me ligj. Deri me datë 24 do të presim”, ka thanë Qeriqi.