Kërcënon Dacic, mbas paralajmërimeve për bllokadë të mallnave nga Serbia

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic, mbas paralajmërimeve të Kosovës se kane me bllokue kalimin e mallnave nga Serbia, tha se “me këtë u tregue se Kosova s’asht faktor përcaktues”.

“Kishte me qenë mirë që autoritetet në Prishtinë të fillojnë me u sjellë në pajtim me situatën që ndodhën. Le të provojnë me vendos bllokada, por pyes se çka kishte me ndodh nëse Serbia i vendos Kosovës bllokadë në lëvizjen e udhëtarëve çfarë do të ndodhte nëse Serbia i vendos Kosovës bllokadë në lëvizjen e udhëtarëve”, tha ai.

Ai tha se në shekullinXXI, s’asht koha ku flitet për bllokada.

Qeveria e Kosovës i ka dhanë afat asaj të Serbisë që deri në fund të Marsit me pranue çertifikatën ADR, të nevojshme për transport të materieve të rrezikshme përmes Serbisë, e lëshueme nga Qeveria e Kosovës, e nëse kjo nuk realizohet Qeveria e Kosovës ka me vendos masa reciproke dhe ka me ja ndalue kamionëve serbë hymjen në Kosovë.