Kërkesa e Kryeprokurorit Lumezi për OSBE’n

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të OSBE’s në Kosovë, Jan Braathu me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e prokurorisë me këtë institucion.

Zyra për media ban të ditun se ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutue për bashkëpunimin në mes OSBE’s dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit, si dhe për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes këtyne institucioneve.

“Të dyja palët shprehën gadishmëninë e tyne për me u angazhue në avancimin e bashkëpunimit në tana çashtjet që mund të bashkëpunojnë Prokurori i Shtetit dhe OSBE’ja, konkretisht në organizimin e trajnimeve për prokurorë, për çashtje konkrete, të cilat do të ndikonin në avancimin profesional të prokurorëve.” thuhet në komunikatë.