Kërkesa e Thaçit që Vatikani me njoftë Kosovën, ka shkaktue nji ‘tërmet’ ne raportet me nji shtet

Gazeta italiane “Il Messaggero” ka shkrue nji artikull mbi takimin e Presidentit të Kosovës me Papa Francesco, në të cilin takim, Hashim Thaçi ka thanë se ka kerkue njohjen e Pamvarësisë së Kosovës nga Vatikani.

Simbas “Il Messaggero”, njana prej ma të shitunave në Itali, nji kërkesë e tillë dhe mungesa e nji mohimi nga shteti i Vatikanit mbi njohjen e mundshme të Kosovës, mundet me shkaktue ‘tërmet’ në marrëdhaniet mes Vatikanit dhe Patrikanës në Beograd dhe Moskë.

Gazeta italiane shkruen se Vatikani ka me u përballë me nji presion të madh për mos me njoftë Pamvarësinë e Kosovës, bile mund të “kërcënohet” me mungesë mbështetjeje për Vatikanin sidomos nga Rusia.