Kërkesa për rinumërim të votave, ky asht reagimi i Donald Trump

Presidenti i zgjedhun amerikan Donald Trump denoncoi të Shtunën kërkesën ‘qesharake’ të ish-kandidates së Partisë së Gjelbër për Shtëpinë e Bardhë, Jill Stein, për rinumërim të votave në shtetin Wiskonsin, bastion i demokratëve, ku fitoi me rezultat të ngushtë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale, që u zhvilluen me 8 Nandor 2016.

“Populli amerikan ka shprehë vullnetin e tij dhe zgjedhjet kanë përfundue”, reagoi Donald Trump, simbas nji komunikate për shtyp.

Kandidatja e Partisë së Gjelbër dorëzoi të Premten nji kërkesë për rinumërim të votave të zgjedhjeve presindenciale në Wiskonsin mbasi mbledhi milliona dollarë që sherbejnë për me ba të mundun fillimin e procedurës.

Ajo asht zotue gjithashtu se ka me kërkue rinumërim të votave edhe në Michigan dhe në Pensylvania, dy shtete kyçe, ku Donald Trump fitoi shumicën e votave.