Kërkohej në krejt Europën, qe ku u kap i riu nga Shqipnia (emni)

Nji i ri i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Itali mbasi asht i dënuem me 10 vjet burg, asht vnu në pranga në Tiranë. Ai asht Athanas Xhuveli.

Policia ban të ditun se gjatë kontrollit në banesë i gjenden, nji armë zjarri allti, landë narkotike e llojit kanabis sativa, nji maskë, dorza dhe peshore elektronike,

Gjatë operacionit “Weekend”, asht ba arrestimi i Athanas Xhuveli, 23 vjeç, banues në Tiranë, lindun në Vlorë.

Gjatë kontrollit të banesës së marrun me qira prej tij, në afërsi të zonës së tregut “5 Maj”, i janë gjete dhe sekuestrue në cilësinë e provës materiale:

Nji armë zjarri tip allti e markës “Beretta”, kalibri 9 mm,

273.8 gram landë e dyshueme narkotike e llojit kanabis sativa,

Nji maskë e zezë,

Dy palë dorza të zeza,

Nji peshore elektronike,

Nji motor i markës “Kymco”