Kërkohet bashkimi i Moldavisë me Rumaninë

Mija njerëz kanë dalë sot në rrugët e Kishinjevit, tue ba thirrje për ribashkimin e Moldavisë me Rumaninë.

 

Organizatorët e tubimit thane se ishin rreth 50,000 pjesëmarrës në protestë, ndërsa simbas policisë ishin 5,000 deri në 6,000.

 

Protestuesit thane se bashkimi me Rumaninë, anëtare e Bashkimit Evropian, kishte me nxitë edhe Moldavinë me lëviz përpara, drejt BE’s.

 

Protesta ka pase për qëllim me shënue edhe 98 vjetorin prejse ish-provinca rumune Besarabia, që përfshin rajonin e Moldavisë dhe të Ukrainës sot, asht unifikue me Rumaninë, me 1918.

 

Gjatë Luftës së Dytë Botnore, Besarabia asht perfshi në ish-Bashkimin Sovjetik dhe shumica e territorit të saj asht ba republika sovjetike e Moldavisë.