Kërkohet dorëheqja e Shpend Ahmetit

Kolegjiumi i pesë Degëve të LDK’s në Prishtinë, i shpreh ngushëllime familjes Mramori për vdekjen tragjike të vajzës së tyne 13 vjeçare dhe djalit 11 vjeçar.

Kolegjiumi dënon ashpën neglizhencën dhe papërgjegjësinë e organeve kompetente e në veçanti atyne komunale, thuhet në nji kumtesë të LDK’s dërgue medieve.

“Po ashtu, Kolegjiumi i pesë Degëve të LDK’s në Prishtinë, i banë thirrje organeve të drejtësisë që me marrë masa ndaj personave qoftë fizikë apo juridikë, të cilët nga papërgjegjësia u banë shkaktar të kësaj tragjedie”, thuhet në kumtesë.

Deklarata e sotme e Shpend Ahmetit, se nuk mbanë përgjegjësi morale për këtë tragjedi asht skandaloze dhe ai ma së paku që mundet me ba asht me dhanë dorëheqje të menjihershme.