Kërkohet paraburgimi i Nuhi Ukës, kjo asht arsyeja

Prokurori Danilo Cecarelli kërkoi kthimin në paraburgim të Nuhi Ukës për rastin e tokave ku Uka akuzohet bashkë me Azem Sylën.

Prokurori Italian Danilo Cecarelli kërkoi nga Gjykata Themelore në Prishtinë që Nuhi Ukën me kthye në paraburgim lidhun me rastin e tokave ku të akuzuem për krim të organizuem janë Azem Syla dhe të tjerët.

Lajmin për kallxo.com e konfirmoi avokati i tij Tahir Rrecaj.

“Prokurori e ka ba kërkesën për caktim të paraburgimit nën pretendimin për ndikimin në dëshmitarë, por ky pretendim asht tanësisht i pabazuem,” tha Rrecaj.

Rrecaj tha ma tej se asht i bindun se gjyqtari nuk ka me ja caktue paraburgimin të mbrojtunit të tij.