Kërkohet që shpërndamja e pensioneve dhe skemave sociale me u ba me Postë

Mbahet Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të cilën u zhvillue diskutimi i kërkesës së Postës së Kosovës për shpërndamjen e pensioneve dhe skemave sociale.

Kryetarja e komisionit Flora Brovina kerkoi prapë qe pensionet me u shpërnda përmes postës, raporton Rrokum.TV.

Sejdi Hoxhaj, Drejtor egzekutiv i Postës tha se, Qeveria ka ba padrejtësi në diskualifikimin nga tenderi për shpendamjen e skenave sociale, e cila u hapë ne Dhetor te vitit 2015.

Ai tha se kanë paraqitë ankesë ne OSHP, që kur ka nxjerr vendim, ka qenë diskriminus veprimi i Qeverisë, por prapë Qeveria nuk e ka marrë për bazë këtë.

Ndersa, deputeti Hatim Baxhaku parashtroi shqetësimin te keqpërdorimet dhe siguria, raporton Rrokum.TV.

Në anën tjetër, deputetja Besa Baftiu e LVV tha se, asht per të ardhë keq diskrimimi qe asht ba ndaj pensionistëve.

Për dallim prej bankave, posta ka kosto ma të ulët për shpërndamjen, derisa banka ka kosto 1.50, posta ka 1.30.

13833193_10153792104862151_739021200_o